Turizmi bregdetar është turizmi që ndodhet rreth bregdetit.
ksamili
Maldivet e Evropes
Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e butë, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.

Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himares. Ai ndodhet buzë detit Jon dhe pranë shpateve të maleve Vetëtimë Pritëse e Akrokerauneve, që poeti romak Horaci i cilëson si “infames scopulos Acroceraunia”. Ndërsa udhëtari anglez Lir shprehej se “është më i madhërishëm në vendosjen e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit”.Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së 5 kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu, lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit.


Plazhi i krorezes
Plazhi Krorëz. Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës. Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.

Plazhi i Vlores
Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.

Ishulli i Sazanit
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Rana e Hedhun
Rana e Hedhun është plazhi më i veçantë i Lezhës. Rrëzë malit të Rrencit, një masiv i madh ranor, i cili të krijon kuriozitet, shkrihet me detin dhe ky i fundit duket se është mësuar me këtë gjysmë kodër ranore. Vitet e fundit plazhi ka marrë një vëmendje të madhe jo vetëm nga turistët shqiptarë, por edhe nga ato të huaj, pasi ofron një mundësi të shkëlqyer për të shijuar plazhin dhe një panoramë të shkëlqyer të natyrës.

Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.

Plazhi i Gjneralit
Plazhi i Gjeneralit fillon me legjendën urbane te Luftës së Dytë botërore,Gjenerali i,Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta.


