Gjirokastra e "Kadares"
“Ky ishte një qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një qenje prehistorike dhe, duke u kacavjerur me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithshka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke filluar nga rrugët dhe çesmat e gjer te çatitë e shtëpive të tij të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë gri, të cilat u ngjanin luspave gjigande”Këto fjalë citon Kadareja në librin e tij, duke iu referuar Gjirokastrës, një qyteti të çuditshëm por që ja vlen të vizitohet!
UNESCO
@drinitravelagency.al

MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK NË KALANË E KRUJËS
Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Është një ndërtesë tradicionale e ndërtuar në mesin e shekullit të XVIII (1764) nga Ismail Pashë Toptani. Arkitektura e saj është orientale me koridor të mbyllur, tip kulle, dy katëshe me mure guri me gjerësi 60-80 cm. Në të gjenden piktura të stilit barok, dhe islamik, të cilat zbukurojnë dhomat kryesore të saj. Që në hyrje të saj bien ne sy harqet e portave me gur të gdhendur dhe rrugët e shtruara me kalldrëm. Në këtë banesë gjenden shumë elemente të traditës së zonës për mënyren e jetesës, veshjet, zakonet etj.
Në hyrje janë disa modele burimesh natyrore të ujit të cilat dëshmojnë se Kruja ka patur disa të tilla madje mendohet se edhe prejardhja e emrit të qytetit vjen prej tyre si “kroje” = Krujë. Kruja në fillimet e saj njihet si vend blegtoral e bujqësor dhe më pas zejtar e tregtar. Ajo ka mbjellë grurin, ullirin e hardhinë, ka rritur dhentë, dhitë e lopët, ka mbajtur shpendë dhe bletë.Me ndërtimin e pazarit të vjetër, fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII, morën zhvillim një sërë zejesh. Qyteti i Krujës njihet për mjeshtritë e punimit të gurit, për ndërtim banesash dhe prodhimin e ornamenteve për varre, oxhaqe etj. Është punuar edhe druri për dekoracione tavanesh, dyer, dritare dhe në objekte të tjera të përdorimit shtëpiak. Një nga zejet e vjetra është edhe regja ose përpunimi i lëkurës dhe proçeset që kalonte ajo. Gjithashtu në ambjentet e banesës njihesh me përpunimin e kashtës së kënetës dhe prodhimin e hasrave për tu ulur ose për të fjetur.Është përpunuar hekuri për nevojat e tregut të Krujës, si dhe qeramika ku prodhoheshin tulla e tjegulla dhe objekte të përdorimit shtëpiak. Është prodhuar vera dhe rakia. Gjithashtu është përpunuar ulliri për nevojat e familjes dhe të tregut, si i konservuar dhe për vaj. Mënyra primitive e shtypjes me këmbë të ullirit në govatë dhe ajo artizanale ose presa janë të ekspozuara bukur.
.


Butrint
Në burimet e shkruara Butrinti përmendet përë herë të parë në shekullin e 6-të para Kr. në veprën “Europa” të gjegrafit grek Hekateu i Miletit. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve e më vonë në shtetin e Epirit. Në kohën e Jul Çezarit dhe Augustit u kthye në koloni romake. Më vonë hyri në zotërimet e Venedikut, prej të cilit e shkëputi Ali Pashë Tepelena. Me rënien e pashallëkut të Janinës Butrinti kaloi nën sundimin osman, që zgjati deri në vitin 1913. Në vitin 1435 qëndroi në Butrint humanisti italian Qiriako d’Ankona, i cili përshkoi disa monumente që gjendeshin në tokë duke vlerësuar i pari rëndësinë e Butrintit si qendër arkeologjike. Ishte arkeologu italian M. Ugolini, i cili në vitin 1928 realizoi që në fushatën e parë zbulime sensacionale si: Porta Skea, Pusi i Junia Rufinës, Banjat romake, Babtisteri dhe mbi të gjitha Teatri, ku gjeti dhe skulpturën me kokën e Deas së Butritit. Misioni arkeologji italian i vazhdoi punimet deri në vitin 1943. Pas luftës së dytë botërore kërkimi arkeologjik në Butrint do të vazhdontë nën kontrollin e Institucioneve shqiptare dhe pas 1989 në bashkëpunim me Institucione të huaja.Vendbanimi më i hershëm në Butrint ka të ngjarë të ndodhej në kodrën e Akropolit, një bërthamë e vogël e Epokës së Bronzit të Vonë mund të kanë zënë faqen dhe kulmin më të lartë lindor të kodrës. Ndoshta ky venbanim i vogël ka qenë i rrethuar me mure brenda të cilëve qe edhe sanktuari.Ndërkohë qyteti u bë një nga pikat kryesore të një fisi lokal të quajtur Kaon( shekujt 7-6 para Kr.) që e kishin qendrën në Finiq. Krijimi i një kolonie korintike në Korfuz në v. 600 para Kr. stimuloi shkëmbimet tregtare dhe për pasojë zhvillimin ekonomik dhe social të Butrintit . Këtë e tregojnë edhe sasitë e importuara të qeramikës korintike që janë gjetur në Akropolin e qytetit.

berat
Qyteti i një mbi një dritareve mendohet që të jetë themeluar që në epokën e bronzit, por që formën e tij të mirëfilltë e mori si qytet-kështjellë, i quajtur Antipatrea, në vitet 313-310 para lindjes së Krishtit. Pikërisht ky ka qenë edhe emri i tij i parë zyrtar me të cilin njihet edhe nëpërmjet dokumenteve.Ai gjithashtu për nga rëndësia e tij që kishte, gjatë pushtimit romak në shekullin II para Krishtit, u emërtua edhe si “Fortesa e Arbërve”.Në vitin 1961, Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij.

Kështjella e Beratit është një nga kështjellat më të vjetra të Shqipërisë, e ngritur mbi një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së Osumit. Vendbanimi protourban i shek.VII-V p.e.r. në trevën e fisit ilir të desaretëve, duke qenë në një pikë strategjike, u shndërrua në qytet-kështjellë.Njihet m emrin Antipatrea në vitin 216 p.e.s. Në shek.IX, kur ishte epiqendra e luftës kundër bizantinëve, u pushtua nga bullgarët dhe u quajt Beligrad (Qyteti i Bardhë). Zgjerimi më i madh i saj u bë kur kështjella ishte qendër e Muzakajve në shek.XIV, kur u ndërtuan edhe dy mure në shpatin jugor të kodrës, që e lidhnin me Osumin. Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum, shkruan “kultplus”. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë. Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ne Korce
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, “një trashëgimi e vyer e cila u shpëtua nga rrënimi i harresës 25 vjeçare dhe sot është në dispozicion të publikut; një thesar i dëmtuar rëndë në vitet e harresës dhe sot i mbrojtur në kushte optimale bashkëkohore si të çdo muzeu në Europë”, “një trashëgimi e vyer e cila u shpëtua nga rrënimi i harresës 25 vjeçare dhe sot është në dispozicion të publikut; një thesar i dëmtuar rëndë në vitet e harresës dhe sot i mbrojtur në kushte optimale bashkëkohore si të çdo muzeu në Europë”,


KALAJA E ROZAFES
Kalaja e Rozafës në Shkodër është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujrave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Kalaja hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Rrezë kodrave që rrethojnë qytetin në anën jugore të tij janë zbuluar gjurmë arkeologjike që fillojnë nga Bronxi i hershëm. Në mes shek.V-IV p.e.r filloj ndërtimi i Kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Në antikitet zona përreth banohej nga fisi Ilir i Labeatëve dhe jo rastësisht historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Në këtë kohë qyteti merrë hov të madh zhvillimi dhe si fakt për këtë përparim është monedha e përdorur qysh në vitin 230 p.e.s. Nga monedha mësojmë se Qyteti në këtë kohë është quajtur Scodrinon. Në vitin 181 p.e.s qyteti bëhet kryeqendër e Mbretërisë Ilire me mbretin Genti në krye. Në këtë periudhë qyteti shtrihej në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar me mure dhe porte hyrëse ndërsa mbi kodrën ku sot ngrihet Kalaja ishte ndërtuar Akropoli ilir.

Kalaja e Vivarit – Butrint (Kalaja e Ali Pashës)
Kalaja e Ali Pashës është një kështjellë në Shqipëri . E ka marrë emrin nga Ali Pashë Tepelena, i cili banoi aty deri në vitin 1820. Kalaja e tanishme u rindërtua në vitin 1819 nga sipërfaqja e saj ekzistuese me 3 kulla. Deri në vitin 1820 ishte rezidenca e dytë e Ali Pashë Tepelenës.

mONUMENT KULTURE, KALAJA E GJIROKASTRES
Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Shqipërisë. Kalaja është ndërtuar në shekullin XIII si një fortifikim i hershëm dhe ka pësuar zgjerime të rëndësishme gjatë periudhave osmane dhe të Ali Pashë Tepelenës në shekullin XIX. Ajo është e pozicionuar mbi një kodër që dominon qytetin dhe Luginën e Drinos, duke ofruar pamje mbresëlënëse Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

Kalaja e vasiliqise
“Monument Kulture “dhe është nën kujdesin e ainstitutit të Monumenteve të kulturës. Kështjellu u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit… Dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos.

Sarajet e Ali Pashes ne Tepelene
Kalaja e Tepelenës është një kështjellë prej 4 hektaresh që shtrihet në qytetin jugor shqiptar të Tepelenës . Dikur ishte një rezidencë e rëndësishme e Ali Pashë Tepelenës, një shqiptar etnik vendas dhe sundimtar i fuqishëm osman i Pashallëkut të Janinës.
Ali Pasha, një shqiptar i fuqishëm me origjinë nga Tepelena ose Beçishti, një fshat aty pranë, mori kontrollin e Tepelenës në 1789. Ai e zgjeroi fortesën masivisht në fillim të shekullit të 19-të.
Në portën lindore, e ashtuquajtura Porta e Vezirit një mbishkrim grek përmend vitin 1819, megjithatë kështjella mbeti e papërfunduar pasi Ali Pasha vdiq vetëm pak më vonë në 1822 në Janinë. Hyrja kryesore kishte një mbishkrim osman deri në vitet 1970 kur u zhduk.
Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha është rreth 4 ha, muret arrijnë gjerësi deri në 5 m. Fronet e kalasë mbi Luginën e Vjosës dhe ka tre porta. Mbetjet e mureve kanë një lartësi rreth 10 metra. Kanë mbijetuar tre kulla poligonale, një në juglindje, një në jugperëndim dhe një në veriperëndim. Vetë kalaja është një shembull i mirë i inxhinierisë osmane të kështjellës së shekullit të 17-të dhe 18-të.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut.Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Muzeu u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV.Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj
