Zona e Thethit konsiderohet për mjaft turistë një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën.
Vizito Thethin
Thethi me pamjen përballë Alpeve shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i rrethuar nga një kurorë malesh, nga mali Radohimë, Shenik, Papluk, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.



Vizitoni Dardhen
Dardha, është një fshat i thellë në zonën e Korçës, që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditë festash dhe pushimesh sezonale fshati mbushet nga vizitorët. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore, në një lartësi 1 344 m. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Ka një pistë skish që ka mbetur akoma faza amatore dhe nuk është investuar për ta bërë atraktive për turistin e apasionuar pas skive.

Parku i LLogarase
Llogaraja ndodhet në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470 m në lartësinë 2018 m. Pranë Qafës së Llogarasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull mahnitës është “Pisha Flamur”, një monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike. Ky park ofron një mot dhe peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë si pisha e zezë. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Parku Kombetar i Dajtit
Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra.[1] Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana

Mali i Tomorrit
Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë,egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij. Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës. Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje. Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nëntomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka. Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë.

Catia e Shqiperise
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pafund i cili vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në majën e tij, i cili ka lartësinë prej 2764 metrave

Vargmali i Korabit
Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe lumit Radika. Korabi është i vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në jugperëndim të maleve të Sharrit.

Froni i Perendive
Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.

Mali i Nemerckes
Nemërçka eshte nje vargmal i ndodhur ne kufirin midis bashkive te Gjirokastres dhe Permetit ne Shqiperine jugore. Maja me e larte, maja e Papingut, eshte e larte 2 482 metra, gje qe e ben majen me te larte ne krahinen malore jugore. Eshte habitat per disa specie kafshesh te egra.

Liqeni Akullnajor
Mali i Gramozit është një varg malor në juglindje të Shqipërisë dhe veri të Greqisë. Në Shqipëri atë e përfshin rrethi i Kolonjës ndërsa në Greqi prefekturat e Janinës dhe Kosturit. Mali është skaji verior i vargmaleve Pindit dhe arrin lartësinë 2.523 mbi nivelin e detit. Autostrada GR-20 (Kozhan - Konicë - Janinë) është në juglindje ndërsa rruga shtetërore SH-75, që lidh Korçën me Leskovikun, nga veriperëndimi. Gjatësia e malit është 25-30 km nga veriperëndimi në juglindje dhe gjerësia shkon nga 5 km deri 20 km nga jugperëndimi në verilindje. Të dy lumenj të rëndësishëm të Shqipërisë, Osumi dhe Devolli, burojnë në shpatet veriore të Gramosit.
